Fushë Kosova synon befasinë, Drita për fitoren e radhës: Formacionet zyrtare

7 months ago 18

Fushë Kosova është nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.

Është një përballje e dy skuadrave me objektiva krejtësisht të kundërta, me Fushë Kosovën që ka pak gjasa për mbijetesë dhe Dritën që synon ta fitoj titullin e kampionit.

Vendasit kanë nëntë ndeshje pa fitore në Superligë dhe synojnë që të shkaktojnë befasi në Lipjan.

Në anën tjetër Drita pas tre fitoreve radhazi kërkon një tjetër tre pikësh për të vazhduar luftën me Ballkanin dhe Llapin për titull.

Formacionet zyrtare:

Fushë Kosova: Borsellini; Ajdini, Ivkic, Kastrati, Hasani; Cenaj, Kote, Demiri; Skrijelj, Sinanovic, Kojasevic;

Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka; Broja, Dabiqaj; Selmani, Baftiu, Ajzeraj; Bl.Krasniqi; 

/Telegrafi/

Read Entire Article