LISBONË, 6 korrik /ATSH-AA/ – Argjentinasi Angel Di Maria u largua nga klubi italian Juventus, ndërsa karrierën e tij do ta vazhdojë në klubin portugez Benfica.

Klubi portugez bëri të ditur në rrjetet sociale se transferimi i mesfushorit sulmues 35-vjeçar Di Maria është përmbyllur me sukses.

Di Maria, i cili mbërriti te Benfica në vitin 2007 ku luajti për tre sezone, u rikthye te klubi portugez pas 16 vitesh.

Angel Di Maria iu bashkua Juventusit si një transferim i lirë pasi u largua nga Paris Saint-Germain sezonin e kaluar.

Gjatë një sezoni, argjentinasi ka luajtur gjithsej 40 ndeshje për bardhezinjtë duke shënuar tetë gola dhe shtatë asistime.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.