Futboll në 4083 metra lartësi

6 months ago 18
Reklamë
23:42 21/02/2024

Ndeshja e Kupës Libertadores vendos një rekord të ri

Në Kupën Libetadores është zhvilluar ndeshja në lartësinë më të madhe në turnetë ndërkombëtarë. Ekipi bolivian Always Ready priti kundërshtarin nga Peruja, Sporting Cristal në lartësinë 4083 metra mbi nivelin e detit në stadiumin e qytetit El Alto.

Sfida u fitua nga vendasit me rezultatin 6 – 1 dhe natyrisht ndikoi vështirësia në frymëmarrje. Ky ishte një debutim për skuadrën boliviane Always Ready në aktivitetet ndërkombëtare dhe i është dashur miratimi nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut për të zhvilluar ndeshjet në stadiumin e saj.

Vështirësitë në frymëmarrje nisin që prej lartësisë 2100 metra mbi nivelin e detit. Stadiumi në lartësinë më të madhe në botë ndodhet në Peru, 4383 metra ku luan skuadra e Union Minas.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article