Futbolli gjerman në zi, shuhet legjenda që i dha një Kupë Bote

6 months ago 12
Reklamë
Andreas Brehme
10:06 20/02/2024

Andreas Behme, autori i golit fitues për Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës në vitin 1990 ka ndërruar jetë. Mbrojtësi i krahut të majtë shënoi një penalti decizive në minutën e 85 dhe Gjermania e asaj kohe, e drejtuar nga Franz Beckenbauer mundi Argjentinën 1-0 në Romë.

Goli që i dha fitoren Gjermanisë në vitin 1990

Brehme luajti 86 ndeshje për Gjermaninë dhe madje fitoi Bundesligën me Kaiserslautern dhe Bayern Munich. Jashtë Gjermaninë ka fituar një titull në Seria A me Interin.

BILD raporton se futbolli në Gjermani ka humbur një kampion bote. Dyshohet se Brehme humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Pavarësisht se u dërgua në spital, ishte shumë vonë për të.

Franz Beckenbauer (majtas), Lothar Matthäus (në mes), Andreas Brehme (djathtas) me Kupën e Botës

Brehme ka luajtur edhe në Spanjë për Real Zaragozën. Gjithnjë sipas mediave gjermane, Brehme ka qenë shumë i prekur nga vdekja e mikut dhe mentorit të tij, Franz Beckenbauer. “Brehme u shua 44 ditë pas vdekjes së ‘Perandorit’”, shkruan BILD./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article