“Futsal 2024” për priftërinjtë, për herë të parë në Shqipëri

7 months ago 21
Reklamë
14:36 07/02/2024

Veliaj: Vijnë mbi 17 skuadra nga e gjithë Europa

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet Kampionati europian “Futsal 2024” për priftërinjtë.

Në takimin me skuadrën shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre në shërbesë të komunitetit.

Erion Veliaj: Kam respekt dhe mirënjohje për punën tuaj! Për gjithë kontributin që etërit tanë japin në komunitet sepse janë komunitete jo në qendër të Tiranës, por në periferi, ku ndoshta dora e zotit dhe shërbesa juaj ka mbërritur para dorës së bashkisë.

Fakti që viti i sportit po mbyllet me një kampionat të tillë, sipas Veliaj, tregon se të zgjedhurit janë njerëz që flasin nga terreni dhe jo nga lozha.

“Fakti që kemi ardhur për këtë aktivitet sportiv tregon se jemi njerëz që kemi zgjedhur të zbresim në fushë, jo të flasim nga lozha. Fusha e futbollit simbolizon zbritjen në terren, zbritjen në arenë, lojën në komunitet, lojën në skuadër, ndaj kjo është ndoshta metafora më e me bukur, sidomos për Tiranën që sapo mbylli vitin ku ishte Qyteti Europian i Sportit. Këtu jam në një katedrale, në shtëpinë e Perëndisë, që ndoshta nuk ka infrastrukturën më të sofistikuar në botë, ndoshta është ndërtuar me kushte modeste, por kur mendoj vizitën që Papa Françesku pati në këtë institucion, në këtë altar, them se shenjtërimin dhe madhështinë ia japin ata që janë në shërbesë, jo ndërtesa, por dashuria dhe pasuria që secili prej nesh ka në shpirt”, tha ai.

Në kampionatin europian “Futsal” do të marrin pjesë mbi 200 priftërinj dhe mbi 17 skuadra nga e gjithë Europa, të cilët do të përballen me njëri tjetrin nga 5-7 Shkurt.

Ky edicion zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, dhe është zgjedhur Shkodra, si qyteti i parë ku është luajtur futboll në vendin tonë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article