Galatasaray kampion i BVA Kupës Ballkanike për klube që u mbajt në Gjilan

11 months ago 23
Reklamë

Klubi i volejbollit Drita, njëherit Kampion i Kosovës për edicionin 2022/23, ishte nikoqir i BVA Kupës Ballkanike për klube, që u mbajt nga 19 deri më 21 shtator në Gjilan.

Për tre ditë radhazi, pallati I sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” frymoi me volejbollin dhe garën më të fortë të këtij sporti në Gadishullin Ballkanik.

Krahas mikpritësit KV Drita, në këtë garë ishin edhe klubet Galatasaray nga Turqia, Skënderbeu nga Shqipëria dhe Marko Polo nga Greqia.

Ekipi i volejbollit për femra Galatasaray Daikin nga Turqia ka mposhtur 3-0 me sete KV Dritën në ndeshjen e fundit, duke u shpallur kampion i garës.

Galatasaray Daikin mposhti Dritën me sete 25-11, 25-21 dhe 25-14. Klubi turk fitoi të tri ndeshjet, duke u bërë kampion i Ballkanit për herë të parë në historinë e saj.

Ekipi verdhekuq nga Turqia janë kualifikuar për të marrë pjesë në garën evropiane të volejbollit CEV Challenge Cup.

Kupa e vendit të parë për Galatasarayn u dha nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci. /Telegrafi/

Read Entire Article