Gara në Kategorinë e Parë për kreun e renditjes mes Elbasanit dhe Apolonisë

11 months ago 21
Reklamë
18:40 21/09/2023

Elbasani është në krye të renditjes në Kategorinë e Parë, me shtatë pikë të grumbulluara pas tri takimeve të luajtura, po aq sa edhe Bylisi dhe Apolonia. Verdheblutë po kalojnë një moment pozitiv, nisur nga rivalët që kanë pasur përballë, ndërsa dy sfida i kanë luajtur në transfertë. Për trajnerin Nevil Dede janë të kuptueshme vështirësitë në nisje të këtij sezoni.

Elbasanasit janë duke vijuar përgatitjet për takimin kundër Apolonisë që do të luhet të dielën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Sfida pritet me interesim edhe nga tifozët verdheblu. Dede shprehet se skuadra e tij synon që të kënaqë tifozët në këtë takim.

Klubi ka menduar që biletat për sfidën të kenë çmime simbolike, që çdo tifoz të ketë ndjekë ekipin e qytetit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article