Garda u mbyll derën, deputetët e PD-së hyjnë nga dritarja

11 months ago 23
11:01 06/11/2023

Deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit nuk u lejuan të hyjnë në Kryesi këtë të hënë.

Garda u mbylli derën, por deputetët opozitarë gjetën zgjidhje alternative.


Pas disa minutash përplasje dhe debate në trotuarin jashtë Kryesisë, ata zgjodhën që të hynin nga dritarja. Fillimisht u futën deputetët Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Flamur Noka e Ervin Salianji.

Më pas erdhën disa punonjës të Gardës që nuk lejuan ngjitjen e deputetëve të tjerë.

Në dritare doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha që tha se deputetëve të opozitës nuk po u lejohet të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article