Gary Neville befason me mendimin e tij për Arsenalin këtë sezon

11 months ago 19
Reklamë

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville, vazhdon të mbështesë Arsenalin në garën për fituar titullin e Ligës Premier League këtë sezon, si pjesë e parashikimit të tij. Kjo vjen pasi Topçinjtë humbën pikë gjatë fundjavës në derbin ndaj Tottenham Hotspur.

Arsenali u pengua nga Tottenham në Ligën Premier të dielën, duke barazuar 2-2, pavarësisht se ishte dy herë në epërsi në ndeshjen e luajtur në Emirates.

Topçinjtë tani janë gjashtë pikë prapa Manchester Cityt në tabelën e ligës, me skuadrën e Pep Guardiolës që ka fituar të gjashtë ndeshjet e sezonit të ri deri më tani.

Pavarësisht kësaj, Neville ende e mbështet Arsenalin, madje duke shkuar aq larg sa të pretendojë se mund të fitojë Ligën Premier këtë sezon.

“Sezonin e kaluar, unë mendoj se Arsenali dëshmoi se të gjithë e kishin gabim me sa afër u afruan, dhe ata po i bënin presion Cityt deri në fund”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports.

“Arsenali, mendoj se i shoh ata si fitues të titullit këtë sezon, që është një parashikim ambicioz”.

“Thjesht ndjej se ka diçka këtu. Ata nuk pranojnë gola dhe kanë pasur vetëm 10 goditje në portën kundër tyre këtë sezon”, përfundoi legjenda e Manchester Unitedit. /Telegrafi/

Read Entire Article