Gati për trofeun e Ligës së Europës? Pioli kërkon kujdes ndaj Renne’s

7 months ago 13
Reklamë
20:24 14/02/2024

Fitoret në kampionat i kanë dhënë Milanit entuziazëm, por tashmë është koha që djemtë e Stefano Piolit të mendojnë sërish për Europën. Kuqezinjtë do të presin në “San Siro” Renen në sfidën e parë të fazës play-of të Ligës së Europës. Trajneri Pioli parshikon një përballje të fortë, por ka besim te skuadra e tij.

“Natyrisht që jemi një shkallë më poshtë, por është një kompeticion i rëndësishëm me ekipe të forta! Ambicia jonë është që të arrijmë deri në fund, por nuk do të jetë e lehtë. Renes është një ekip i shkëlqyer dhe ne duhet të jemi gati. Të mos ta kesh fituar kurrë këtë kompeticion është një nxitje shtesë. Disa muaj më parë pati zhgënjim, por tani Liga jonë e Kampionëve është Liga e Europës dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar sepse Rennes është rival mjaft i fortë.”

“Djalli” vjen në këtë sfidë me katër fitore dhe një barazim në pesë sfidat e fundit. Ndërsa Rene ka fituar të gjitha takimet në vitin 2024. Në total në mbrëmjen e së enjtes do të luhen tetë takime në fazën plei-of të Ligës së Europës mes të cilave Fejnord-Roma; Gallatasaraj-Sparta Praga dhe Benfika-Tuluz.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article