Gati të shkarkohej përpara disa javësh, Roma merr vendimin final për Zhoze Murinjon

10 months ago 30

Zhoze Murinjo rrezikonte shkarkimin përpara disa javësh nga Roma, me klubin që nuk dukej i kënaqur nga rezultatet e fundit.

Por fitoret e njëpasnjëshme dhe futja në garë për një vend në Ligën e Kampionëve duket se kanë bërë që verdhekuqtë të ndryshojnë mendje.

Në Itali janë të sigurt se Roma do t’ia besojë stolin 60-vjeçarit deri në fund të sezonit, atëherë kur përfundon dhe kontrata e tij.

Më pas do të shihet vazhdimësia në rezultate dhe dëshira e portugezit nëse do të vazhdojë me kryeqytetasit ose jo, edhe pse kjo gjë duket pak e vështirë të ndodhë.

Read Entire Article