Gattuso takohet me Marseillen për të nënshkruar kontratën si trajner i ri

11 months ago 19
Reklamë

Ish-lojtari i Italisë, Gennaro Gattuso pritet të takohet sot (e mërkurë) me drejtuesit e Marseille për të nënshkruar kontratën e tij me gjigantët e Ligue 1.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano konfirmon se ish-trajneri i Napolit dhe Milanit ka zbarkuar në Francë dhe sot do të nënshkruajë kontratë me Marseillen.

Gazetari i FootMercato, Santi Aouna raportoi për herë të parë marrëveshjen midis Marseille dhe Gattuso të martën mbrëma.

🚨EXCL: 🔵⚪️🇮🇹 #Ligue1 |

◉ Gennaro Gattuso est à un pas de devenir le futur entraîneur de l’OM‼️

◉ L’entraîneur italien est en pôle position pour remplacer Marcelino et devrait diriger sa première séance d’ici la fin de la semaine 💣💣

Plus d’infos demain sur @footmercatopic.twitter.com/3XvfuzvMBO

— Santi Aouna (@Santi_J_FM) September 26, 2023

Sipas Calciomercato.com, Gattuso do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor 2024 me një opsion zgjatje edhe për një sezon tjetër.

Gattuso ishte njëri nga kandidatët për të marrë drejtimin e Lyon në fillim të këtij muaji, por klubi francez më pas zgjodhi ish-bashkëlojtarin e tij italian Fabio Grosso.

Marcelino dha dorëheqjen si trajner i Marseille javën e kaluar, kështu që Jacques Abardonado ishte në krye për dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Ajaxit në Ligën e Evropës dhe dhe PSG-së në Ligue 1.

Gennaro Gattuso has landed in Marseille as he will sign in as new OM head coach later today 🚨⚪️🔵 #OM #TeamOM

Done, sealed and confirmed. 🇮🇹 pic.twitter.com/uZ7i076zNY

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 27, 2023

Gattuso ka drejtuar tashmë tre klube të huaja në karrierën e tij: Sion në Zvicër, OFI nga Kreta në Greqi dhe Valencia në Spanjë.

Ai u shkarkua nga skuadra e La Ligës janarin e kaluar pasi fitoi vetëm shtatë ndeshje nga 22 ndeshje në total. /Telegrafi/

Read Entire Article