Gavi humbet Europianin e Gjermanisë

10 months ago 44
23:36 20/11/2023

Mjekët: Do të qëndrojë 8 muaj larg fushave

Spanja ka pësuar një goditje të madhe përpara finaleve të Euro 2024. Pas dol nga fusha para kohe një natë më parë, Barcelona konfirmoi këtë të hënë se futbollisti i saj Gavi do t’i nënshtrohet një operacioni teksa ka pësuar një dëmtim të meniskut në incidentin pa kontakt, dhe do të humbasë finalet e Gjermanisë. Koha e rikuperimit është minimalisht tetë muaj.

“Dhoma e zhveshjes është si një sallon funerali”, tha trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, pas ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, të cilën e përshkroi si fitorja më e hidhur e jetës së tij.

Ylli 19-vjeçar i mesfushës ka luajtur tashmë më shumë se 100 herë për Barcelonën që nga hyrja në ekipin e parë gjatë sezonit 2021/22 dhe ka qenë i rregullt në kombëtare nën drejtimin e trajnerit De la Fuente.

Gavi është një nga futbollistët e së ardhmes për Barcelonën, por edhe kombëtaren e futbollit, dy skuadra që gjithsesi do të duhet bëjnë pa të deri në fund të këtij sezoni.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article