Gazetari i News24 Osman Stafa u vlerësua me çmimin prestigjoz të BE për Gazetarinë Investigative

11 months ago 19
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Gazetari i News24 Osman Stafa u vlerësua me çmimin prestigjioz të Bashkimit Europian për Gazetarinë Investigative.

Stafa fitoi vendin e dytë, nga 43 aplikime, me shkrimin hulumtues ne lidhje me mungesën e 4 medikamenteve kimio në repartin e Onko-Hematologjise në Qendren Spitlore Universitare Nene Tereza.

Prej dy vitesh mungesa e medikamenteve jetëshpëtuese rrezikoi jetën e fëmijëve me tumor dhe leucemi. Ilaçe te tilla të kushtueshme nuk mund të gjenden nëpër farmaci apo treg të lirë. Pas një pune te zellshme profesionale gazetari Stafa hodhi dritë mbi fenomenin e abuzimit.

Prindërit e fëmijëve, të gjendur në vështirësi të mëdha, u detyruan t’i sigurojně vetë ilaçet. Investigimi i Osman Stafës zbuloi se në shume raste fëmijët kanë shtyrë mjekimet e tyre, përkundër udhëzimeve të mjekut.

Pas këtij denoncimi u morën masat për sigurimin e menjëhershëm të medikamenteve nga Ministria e Shëndetësisë. Stafa nuk u mjaftua me kaq, por vendosi qe gjetjet e tij, ti çonte ne Prokurori. Aktualisht çështja është ne Gjykatën e Apelit, sepse deri me tani drejtësia shqiptare dhe pse pranon qe kane munguar ilaçet jetëshpëtuese për fëmijët, nuk ka pranuar te çele procedim penal.
Dhe ky shkrim, është vlerësuar nga BE për ndjeshmërinë, faktet, dhe ndikimin ne publik qe ka pasur kjo çështje.
Stafa thotë se Gazetarinë nuk e sheh si një punë, por si një mision, që duhet të kryhet me guxim.

Me Çmimin e Parë të BE-së për Gazetarinë Hulumtuese 2023 u vlerësua gazetarja Aurora Velaj për dokumentarin me titull “Po Na Shujn” dokumentari “eksploron çështjen e gjenocidit të heshtur në Luginën e Preshevës, të kryer përmes heqjes së adresave postare.
Velaj ekspozoi me guxim dhe pa paragjykim një politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve, një grup etnik jo-shumicë në Serbi.
Ndërsa çmimi i tretë gazetares Anila Hoxha dhe Artan Rama për investigimin e tyre ne lidhje me helikopterët e forcës ajrore Cougar.

Çmimet e Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative jepen nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative në të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor dhe ne Turqi për të fuqizuar dhe mbështetur gazetarinë e pavarur dhe gazetarët investigativë.
Një juri e pavarur, me gazetare te njohur dhe eksperte e zhvillimit të medias në Tiranë, përcaktuan fituesit këtë vit mes 43 aplikimeve në total.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article