Gazment Bardhi mbledh grupin për herë të parë pas 2 vitesh në selinë e PD-së

8 months ago 8
15:02 12/02/2024

Kjo është hera e parë që kreu i grupit parlamentar të PD-së zhvillon mbledhje me grupin parlamentar në selinë e Partisë Demokratike që nga viti 2022 kur kjo godinë u mor nga ana e Rithemelimit.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli raporton se në këtë mbledhje mbetet fokusi tek protesta e thirrur më 20 Shkurt dhe diskutimi mbi organizimin dhe koordinimin e kësaj proteste, gjithashtu edhe riorganizimi i strukturave të PD-së.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, do të ketë një tjetër mbledhje të rëndësishme në selinë blu, atë të Këshillit Kombëtar që është parashikuar që të mbahet në orën 17:00, ku sërish në fokus mbetet organizimini dhe koordinimi i strukturave të PD-së për protestën e 20 Shkurtit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article