Georgina Rodriguez zbulon aksidentalisht se kur do t’i jap fund karrierës Cristiano Ronaldo, video bëhet shpejt virale

7 months ago 6

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit, por karriera e tij është drejt fundit.

Ylli portugez është futur në vitin e tijt ë dytë te skuadra arabe Al-Nassr, derisa ka kontratë me këtë klub deri në verën e vitit 2025.

Duket se me përfundimin e kontratës me Al-Nassr portugezi do t’i japë fund edhe karrierës së tij të shkëlqyer.

Ka qenë e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez që i ka kumtuar një mikes së saj se kur CR7 do t’i jap fund karrierës së tij.

Një video nga java e modës në Paris është bërë virale në rrjet, derisa Georgina i thotë mikes së saj se portugezi do t’i jap fund karrierës së tij pas një eventualisht dy viteve.

“Cristiano edhe një vit pastaj mbaron. Ndoshta dy, nuk e di”, i thotë Georgina mikes së saj.

🎙️ Georgina Rodriguez at Paris Fashion Week yesterday appears to confirm the end of Cristiano Ronaldo’s career is coming:

“Cristiano one more year, then it’s over. Maybe two, I don't know.” 😢🇵🇹

(🎥 @ArobaseGiovanny) pic.twitter.com/kZUgjt9pKx

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) March 2, 2024

Kaq ka mjaftuar që video në fjalë të bëhet virale në rrjete sociale dhe shumë nga tifozët e futbollit i vije keq pasi do të largohet një nga futbollistët më të mëdhenj.

39-vjeçari është në formë të shkëlqyer, ku në 29 ndeshje zyrtare këtë edicion në të gjitha garat me fanellën e Al-Nassr ka realizuar 28 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë. /Telegrafi/

Read Entire Article