Pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz.
Gërvalla dhe Cameron i shtrënguan duart njëri-tjetrit me buzëqeshje, ndërsa bënë edhe fotografinë e zakonshme përpara mediave.
Kryediplomati britanik pritet të shkojë edhe në Presidencë për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Cameron mbërriti mbrëmë në Prishtinë, në takimin e parë jashtë vendit për këtë vit, si dhe vizita e parë që pas Brex-it. Ai u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e mirëpriti në një darkë pune.
Top Channel