Giacomo Vrioni bën autokritikë në SHBA

1 year ago 27
Reklamë
11:21 27/07/2023

Sulmuesi shqiptar shkëlqen me tregolësh në fitoren e Neë England

Pak ditë më parë humbi penalltinë që i kushtoj humbjen Neë England, ndërsa tashmë Giacomo Vrioni është heroi i skuadrës së tij. Sulmuesi shqiptar shënoi tripletë golash në fitoren 5-1 përballë meksikanëve të San Luis në Kupën e Ligës. I rikthyer si titullarë, Vrioni ishte i jashtëzakonshëm në sulm, duke zhbllokuar shifrat që në minutën e 15-të.

Barazimi i meksikanëve nuk zgjati shumë, pasi miqtë shënuan sërish dhe thelluan avantazhin. Për golin e 4-1 mendoi përsëri Vrioni. Rikthimi pas pushimit mes pjesëve ishte frytdhënës për 24-vjeçarin, i cili realizoi edhe golin për 5-1, për të kompletuar tregolëshin në këtë duel.

Tripleta e parë në karrierë për Vrionin, i cili ngjitet në kuotën e 8 realizimeve në këtë sezon futbollistik mes kampionatit dhe Kupës së Ligës. Forma e mirë nga ana e sulmuesit kënaq edhe stafin teknik të kombëtares shqiptare.

Vrioni pritet të jetë në mesin e të ftuarve për sfidat e Shtatorit, ato kualifikuese të Euro2024 përballë Republikës Çeke dhe Polonisë. Pas kësaj fitoreje, skuadra ku luan sulmuesi shqiptar kryeson grupin me 4 pikë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article