Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

11 months ago 17
Reklamë

E ka nisur mjaft mirë edicionin e ri të garave duke u bërë lider në renditje dhe duke lënë mbrapa vetës emra si Real Madridi dhe Barcelona.

Bëhet fjalë për ekipin simpatik të Gironas, klub nga Katalonia në pronësi të Sheikh Mansour, kompania e të cilit zotëron edhe aksionet e kampionit aktual të Anglisë dhe Evropës, Manchester Cityt.

Me një stadium me kapacitet më të vogël se “Fadil Vokrri”, por me një tifozeri të flaktë në krahë, ekipi i drejtuar nga Michel Munoz po jeton ëndrrën nga e cila nuk duan të zgjohen.

Ata po mposhtin të gjitha ekipet një nga një me lojë të bukur dhe rezultate bindëse, duke fituar gjashtë dhe barazuar një ndeshje nga shtatë të parat. Girona janë lider me 19 pikë, para Real Madridit dhe Barcelonës.

1953 – Excluding Barcelona, @GironaFC is the first Catalan team to lead alone @LaLigaEN table beyond matchday 7 since Espanyol in matchday 22 of 1952/53 season. Astonishing. pic.twitter.com/2ImMu6cK1R

— OptaJose (@OptaJose) September 27, 2023

Lidhja e fortë mes klubit, lojtarëve dhe tifozëve ka bërë që “Estadio Montilivi” të bëhet një arenë ferri për secilin kundërshtar.

E padyshim, që si një lojtar i Gironas e ndjen obligim të japësh gjithçka nga vetja kur tifozët brohorasin emrin tënd qoftë edhe për një ndërhyrje të saktë në kundërshtarin.

Ekipi i tyre është një miks i të rinjve dhe veteranëve, ku kombinimi i talentit dhe eksperiencës ka sjellë frytet e veta.

Se fjala ‘dorëzim’ nuk ekziston në fjalorin e tyre, Girona e dëshmoi edhe këtë xhiro në La Liga ku arritën të rikthehen nga disavantazhi prej 1-0 ndaj Villarreal për të marrë në fund tri pikë në njërin prej stadiumeve më të komplikuara në futbollin spanjoll.

Dhe nëse duhet t’ia heqim kapelën dikujt për këtë sukses padyshim që ai është kapiteni Christian Stuani.

Uruguaiani u bë pjesë e klubit të Gironas gjatë sezonit 2017/18 pasi paraprakisht kishte luajtur për klube si Albacete, Levante dhe Espanyol.

Mjaftuan gjashtë vite që ai të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit duke shënuar 116 gola në 212 ndeshje.

Stuani përkundër ofertave nga klube që i ofronin kushte më të mira, ai asnjëherë nuk pranoi largimin nga klubi, madje as në kohërat më të vështira kur u përballen me rënie nga elita në vitin 2019.

Ai qëndroi stoik në vendimin e tij për të vazhduar si lojtar i tyre duke qenë njëri ndër arsyet kryesore pse Girona arriti që vetëm dy vite më pas të bëhet përsëri pjesë e La Ligas.

Se në futboll ka surpriza është dëshmuar në shumë raste si ai i sezonit 2015/16 kur Leicester City u shpall kampion në Angli me një buxhet të limituar duke lënë pas vetes ekipe si Arsenal, Tottenham e Manchester City.

E çfarë dhurate më të mirë do mund t’ia bëntë Girona kapitenit të saj, se sa të fitonte titullin e ligës dhe ai të varte këpucët në gozhdë si kampion, sakrificat e të cilit më në fund u shpërblyen.

Pengesa e radhës për Gironan do të jetë Real Madridi, sfidë kjo e cila do të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 18:30./Telegrafi/

Read Entire Article