Girona leksion Barcelonës, fiton derbin 4 me 2 dhe udhëheq e vetme kampionatin spanjoll

9 months ago 11
Reklamë

Xhirona është vërtet një përrallë e bukur e la ligës në këtë edicion.

Për herë të parë, nuk është më Barcelona skuadra e parë katalanase që rivalizon Realin në majën e kampionatit, por është formacioni i trajnerit Mishel. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe derbi i qytetit ku Xhirona mundi Barcelonën 4 me 2.

Rezultat spektakolar për këtë skuadër modeste e cila është në krye të renditjes me 41 pikë.

Nisja e ndeshjes ishte shumë e mirë për Xhironën e cila shënoi me anë të Dovbik në minutën e 11. Reagimi i Barcelonës ishte i shpejtë dhe 8 minuta më vonë qe radha e Levandovskit për të vendosur baraspeshën.

Një gol që u mendua se do të demoralizonte Xhironën, por në fakt nuk ndodh kështu.  Migel Gutierrez pasi nuk arrin të shënojë në dy raste, nuk fal në tentative e trete në minutën e  40.

Pavarësisht zëvëndësimeve të Casvit në pjesën e dytë, reagimi i blaugranave ishte i dobët ,madje në minutën 80 pësojnë edhe golin e tretë nga Valeri.

Barcelona u kujtua vetëm në shtesë me Gyndogan të rihapte ndeshjen, por ishte mbrëmje e madhe për Xhironën dhe këtë e tregoi edhe goli i katërt shënuar nga Styuani në minutën  95. Barcelona rreshket me 7 pikë diferencë tashmë nga vendi i parë, që mbahet pikërisht nga Xhirona, ndërsa Reali është 2 pikë larg kreut.

Read Entire Article