Girona “rrëshqet” sërish, ngelet 6 pikë larg Realit kryesues

6 months ago 16
Reklamë
13:17 20/02/2024

Girona nuk përfitoi nga hapi fals i Real Madridit dhe u mposht nga Athletiko Bilbao me rezultatin 3-2 në sfidën e javës së 25-të La Liga-s. Nisja ishte e vrullshme për baskët, që gjetën golin e avantazhit në minutën e 2 të lojës. Por katalanasit barazuan në nisje të pjesës së dytë.

Por goli zgjoi Bilbaon, që festoi serish me Berenguer. Në të 60, Uilliams realizoi rrjetën e tretë. Eric Garcia shënoi gol në minutën e 75-të, por vendasit menaxhuan avantazhin dhe morën tre pikë të rëndësishme.
Bilbao shkon në kuotën e 49 pikëve, 2 më pak se sa Atletiko Madridi që mban vendin e katërt.

Synimi i baskëve është vendi i katërt që u jep mundësinë të marirn pjesë në Ligën e Kampionëve.
Kjo është humbja e dytë për Gironën në La Liga, që ngel në kuotën e 56 pikëve, 6 më pak se sa “Los Blankos” kryesues. Por presioni rritet mbi katalanasit, që e kanë larg Barcelonën vetëm dy pikë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article