Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë

7 months ago 20

Pa një përpjekje të madhe, ja ku janë metodat natyrale për të pastruar trupin në këtë stinë

Meqë jemi në pranverë, është koha ta lësh mënjanë dimrin me të gjithë ngarkesën e tij. Pse nuk e fillon që sot?

Bëj një plan të ri për vaktet

Në pranverë sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që ki parasysh të përfshish në dietë ushqime të pasura me vitaminë C, është kusht i çdo dite: kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet e gjelbra.

Black-Women-Drinking-Tea-Winter

Pi më shumë çajra bimorë

Filloje ditën me një filxhan çaj bimor: nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili, mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga helmet, për të ndihmuar rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë. Uji me limon është një tjetër alternativë e mirë për mëngjes.

Përgatiti vetë lëngjet e frutave

Lëngjet e përgatitura në shtëpi kanë veti fantastike pastrimi të organizmit. Disa nga përbërësit më të mirë për të shtuar në lëngje janë molla jeshile, luleradhiqja, majdanozi, avokado, lakra jeshile, zarzavatet e verdha, spinaqi dhe rrushi.

Pi më shumë ujë

… të paktën për dy javë. Pirja e ujit ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të pranverës.

Two young couple dining at restaurant

Eksperimento më shumë me sallatat

Sallata duhet të jetë në krye të menusë së pranverës. Testo me fruta dhe perime në sallatë, të stinës dhe të gjalla, shto edhe fara soje ose fara të tjera që ndihmojnë pastrimin. Po ashtu, edhe një sasi e vogël lëng limoni mbi sallatë bashkë me disa fara liri ia shton vlerat ushqyese.

Mëso të hash me mendje të kthjellët

Mbi të gjitha, duhet të kesh kujdes që të mos hash duke pasur përballë televizorin, telefonin, laptopin etj. Përtype mirë të gjithë ushqimin në çdo kafshatë. Kjo do të të ndihmojë për të absorbuar të gjitha vlerat ushqimore nga ushqimi dhe do t’i japë stomakut kohë të mjaftueshme për t’i dhënë sinjal trurit se ndihet i ngopur. /Telegrafi/

Read Entire Article