Gjekmarkaj vizitë në Athinë, takon zv kryetarin e parlamentit grek. Çështjet që u diskutuan (FOTO)

8 months ago 5

ATHINË – Deputeti i parlamentit shqiptar Agron Gjekmarkaj, me anë të një postimi, shkruan se ka zhvilluar një takim me zv kryetarin e parë të Kuvendit të Greqisë, z. Janis Plakiotakis. Gjekmarkaj shprehet se e ka falënderuar Plakiotakis, për mbështetjen e Athinës ndaj vendit tonë, drejt integrimit europian.

Gjithashtu, Gjekmarkaj shprehet se në takim ka biseduar edhe për çështjen Beleri, teksa kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës konsiderohet si një i burgosur politik. Po ashtu, në takim është folur edhe për arrestimin, siç thuhet, pa akuzë të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Gjekmarkaj2Gjekmarkaj2
Gjekmarkaj3Gjekmarkaj3

Postimi i deputetit Agron Gjekmarkaj:

Me ftesë të Zv.Kryetarit të parë, të Parlamentit të Republikes Helenike greke, z.JANIS PLAKIOTAKIS vizitova dje këtë institucion themelor të shtetit grek.

E falenderova z. Plakiotakis dhe ekipin e tij  për mbeshtetjen që Greqia në keto dekada i ka  dhënë Shqiperisë në procesin e integrimit, në ndihma dhe investime të drejtperdrejta. Nuk mund të perjashtohet asnjeherë rroli i minoritetit grek në vendin tonë si urë miqesie  por edhe komuniteti tashmë i madh shqiptar i emigracionit në vendin fqinj gjithnjë e më i perfshirë në shoqerinë greke, si faktor ekonomik, social e kulturor.

Çeshtja “Beleri” si çeshtje e të drejtave të njeriut bazuar në Konventat Europiane ishte pika kyçe per z.Plakiotakis, trajtimi i tij si një i burgosur politik.

Perfitova nga rasti ti shpjegoj pozicionin e qartë të Opozites shqiptare për këtë çeshtje nga fillimi e në vazhdim.

Po ashtu e informova bashkëbiseduesin per shkeljen e Kushtetutes në nenin 73 të saj nga organet e drejtesisë në rastin e arrestimit  pa akuzë të Liderit të Opozites, ish President dhe ish Kryeministrit të vëndit Prof.Dok Sali Berisha,ngjarje kjo që ka krijuar pikepyetje të medha e tension politik.

Duke perfituar nga vemendja e plotë e homologut grek i kerkova atij ti trasmetojë Kryeministrit Micotaqis shqetesimet e PD si një parti aleate, në menyrë që institucionet europiane të jenë vigjilente ndaj çeshtjeve të Kushtetutes, ligjit dhe të drejtave të njeriut, të kthehen e të marrin rrolin që u takon për ti dhënë zgjidhje krizes parlamentare në vendin tonë duke hetuar me kujdes shkaqet e krizes.

Me z. Plakiotakis ndamë të njëjtin mendim që duhet të punojmë për të shmnagur çdo provkim, çdo tension që gjeneron konflikt mes vendeve tona si dy popuj që historikisht që në zanafillë janë pranë njëri-tjetrit./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article