Një 71-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në banesë.
Ngjarja është regjistruar më datën 26 të këtij muaji në lagjen “NSHN”, Gjirokastër.
Policia thotë se nga hetimi paraprak, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Në datën 26.09.2024, rreth orës 20:20, në lagjen “NSHN”, Gjirokastër, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi S. H., 71 vjeç. Nga kryerja e veprimeve hetimore, rezulton se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb