Instrumenti muzikor ka pësuar disa dëmtime, këngëtari mirënjohës për gjetjen e kitares
Gjendet pas 51 vitesh kitara e vjedhur e anëtarit të grupit të njohur ‘The Beattles’, Poul McCartney.
Kitara, e quajtur “instrumenti muzikor më ikonik i humbur i të gjitha kohërave” nga ekipi që qëndron pas kërkimit të saj, The Lost Bass Project, u përdor në këngët e ‘Beatles’ duke përfshirë hitet e vitit 1963 “She Loves You” dhe “All My Loving”.
Një thirrje publike nga ky ekip vitin e kaluar bëri jehonë në mbarë botën.
“Si rezultat i publicitetit, dikush që jetonte në një shtëpi në bregun jugor të Anglisë kontaktoi kompaninë e Paul McCartney dhe më pas ktheu kitaren”, njoftoi Lost Bass Project. Vetë këngëtari është shprehur mirënjohës për gjetjen e kitarës.
Instrumenti ishte kthye që vitin e kaluar, por lajmi për gjetjen e kitares u publikua së fundmi.
Fotografitë tregojnë disa nga dëmtimet që ka pësuar instrumenti i gjetur, por mediat e huaja shkruajnë se kitarja mund të riparohet.
Klan News
Të ngjashme