“Gjërat ndodhin për një arsye” – Drini Zeqo pas largimit nga BBVA3: Do të shihemi on-air

8 months ago 11

Drini Zeqo është një prej ish-banorëve të Big Brother Vip Albania 3.

Rrugëtimi i tij përfundoi shumë shpejt. Ai ishte shprehur më pas se kishte lidhje me shëndetin e motrës së tij dhe u detyrua të dilte nga shtëpia.

Së fundmi, ai i ftoi ndjekësit e tij në Instagram që t’i bënin pyetje, e më pas Drini do t’u përgjigjej.

Foto Drini Zeqo/Instagram

“Gjërat ndodhin për një arsye kështu që dua të besoj për momentin se arsyeja pse dola është më e fortë. Kush e di çfarë vjen mbrapa.” – u përgjigj ai, pasi një ndjekës ishte shprehur që donte shumë ta shihte Drinin në Big Brother.

I pyetur nga një ndjekës tjetër nëse do hynte sërish në Big Brother, Drini iu përgjigj: Shihemi ‘on-air’. Kjo përgjigje e tij lindi dyshime te ata se mund të futet sërish në BBVA 3.

Foto Drini Zeqo/Instagram

Madje Drini nuk ka ngurruar të japë dhe një koment pikant përsa i përket konkurrentit më të preferuar. “Ledioni dhe fantazmat e Merit” – ishte përgjigja e Drinit. /Telegrafi/

Foto Drini Zeqo/Instagram
Read Entire Article