Gjermania fiton me spektakël, Holanda i përgjigjet “Pancerave”, Anglia fiton në Irlandë

1 week ago 45
Reklamë

Gjermania dhe Holanda e nisen me fitore spektakolare garen mes tyre per fituesin e vendit te pare ne grupin A3 të Liges se Kombeve. “Pancerat” mundën 5 me 0 në shtepi Hungarine nje ndeshje pa histori. Serine e golave e hapi Niklas Fylgruk në minuten e 27, gol me.te cilin u mbyll edhe pjesa e pare. Ne te dyten Hungaria nuk rezistoi dot më. Musiala, Virc,  Pavlovic dhe Haverc kompletuan goleaden e vendasve.

Ne duelin tjeter te grupit Holanda mundi 5 me 2 Bosnjen ne fushen e vet. Zirkze dhe Rejnders shenuan ne pjesen e pare per fitoren 2 me 1 te tulipaneve, teksa kishte barazuar perkohesisht Demirovic. Ne pjesen e dyte shenuan per te zotet e shtepise Gakpo, Verghost dhe Simons ndersa per Bosnjen kishte shkurtuar Xheko.

Ne grupin B2 ra ne sy fitorja e Anglise 2 me 0 ne fushen e Irlandes ndersa Greqia mundi Finlanden 3 me 0./vizionplus.tv

Read Entire Article