Gjermania ndan ndihmë ushtarake në vlerë të 1.26 miliard eurove për Ukrainën

10 months ago 9

Gjermania do t’i sigurojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake në vlerë të 1.26 miliard eurove.

Ndihma do të përfshijë katër njësi shtesë të mbrojtjes ajrore IRIS-T, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius teksa vizitoi sot Kievin.

IRIS-T është një sistem raketash ajër-ajër me rreze të mesme infra të kuqe, raporton skynews.

Deri më tani, Berlini është zotuar të furnizojë Kievin me tetë sisteme të tilla, tre prej të cilave janë dorëzuar, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve raketore ruse.

Në paketën e re mbështetëse janë përfshirë gjithashtu edhe 20 mijë predha artilerie 155 mm dhe mina anti-tank.

“Jam i sigurt se kjo do t’ju ndihmojë në luftën tuaj kundër agresionit rus”, tha Pistorius dhe shtoi se “kjo nënvizon se ne qëndrojmë me Ukrainën në mënyrë të vazhdueshme dhe të besueshme”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Read Entire Article