Gjermania: Shqipëria dhe Italia të respektojnë ligjin

11 months ago 22
16:29 11/11/2023

Bergner: Kemi marrë vetëm memorandumin, nuk i dimë detajet

Ashtu si Bashkimi Europian edhe Gjermania nuk pranon të vlerësojë në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm, por thekson se çdo akt i tillë, duhet të jetë në përputhje me legjislacionin europian.

Ambasadori i ri gjerman në Tiranë, Karl Bergner, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve tha se vendet e BE-së kanë marrë vetëm memorandumin, ndaj është ende shpejt për të folur për detajet.

Karl Bergner – Ambasador i Gjermanisë: Unë nuk flas dot këtu në emër të të gjithë BE por ajo që di është se Shqipëria dhe Italia duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare.

Ai ka komentuar edhe zhvillimet politike në Shqipëri duke theksuar se kanalizimi i gjithë energjisë së opozitës drejt protestave, nuk është një gjë e mirë.

“Shoh që ka energji drejt asaj çka po ndodh në parlament për të bërë incidente dhe kjo nuk është ide e mirë. Ka mënyra më të mira për të sfiduar, në qoftë se opozita nuk është e lumtur me qeverine, ka mënyra të ligjshme për të kundërshtuar.”

Duke theksuar se do të donte të shihte sa më shpejt një opozitë me të bashkuar, ai nuk la pa evidentuar se edhe qeveria duhet të respektojë të drejtat e opozitës më shumë sesa bën aktualisht.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article