Gjest i bukur nga Torino, i bëjnë korridorin e nderit Interit për titullin kampion

5 months ago 11

Interi është kampion i sezonit 2023/24 në Serie A dhe këtë e arriti pesë xhiro para fundit të sezonit.

Neroazzurët festuan titullin pas fitores në derbin lokal ndaj Milanit xhiron e kaluar.

E në kuadër të xhiros së 34-të, Inter është nikoqir i Torinos, me skuadrën mysafire që i ka bërë korridorin e nderit zikaltërve.

Futbollistët e Torinos kanë dalë të parët në fushë duke bërë korridorin e nderit futbollistëve të Interit, gjest që është përshëndetur nga tifozët e pranishëm në Giuseppe Meazza.

Një gjest i bukur nga skuadra mysafire, gjest që është përshëndetur nga tifozët e futbollit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

🏆❤️ Torino give a guard of honour to the Serie A champions Inter! Respect. 🇮🇹 pic.twitter.com/X2lancJRx5

— EuroFoot (@eurofootcom) April 28, 2024

Read Entire Article