Gjest madhështor i Real Madridit me djaloshin që humbi tërë familjen e tij në tërmetin që ndodhi në Marok, ai fshinte lotët me fanellën e tyre

1 year ago 101
Reklamë

Pas tërmetit shkatërrues në Marok që la të vdekur më shumë se 2 mijë persona, Real Madridi bëri një gjest madhështor. Klubi madrilen gjeti 14-vjeçarin Abdul Rahim Awhida dhe e solli atë në Spanjë për ta integruar  në akademinë e lojtarëve të rinj.

Awhida u bë i famshëm pasi dha një intervistë për një televizion teksa mbante veshur fanellën e Real Madridit duke folur shkurtimisht rreth asaj që ndodhi pas tërmetit.

Në videon që theu zemrat e shumë personave anembanë botës, shihet Awhida duke fshirë lotët me fanellën mbetërore, ku në tragjedinë që ndodhi në Marok ai humbi pesë anëtarë të familjes – babain, nënën, dy vëllëzërit dhe gjyshin.

🤍🇲🇦 Real Madrid has already located the Moroccan boy who lost his family in the earthquake.

🙏 It has been confirmed by the boy himself, who’ll be able to continue studying in Spain thanks to Real Madrid. @jpedrerol pic.twitter.com/TDwvqnrbiH

— Madrid Zone (@theMadridZone) September 14, 2023

Real Madridi menjëherë kontaktoi me televizionin në fjalë (Al Arabiya) duke i kërkuar informacion rreth tij, ku arritën që të kontakojnë me xhaxhain e djaloshit dhe ta sjellin atë në Spanjë.

Abdul u pa shumë i shqetësuar gjatë intervistës, ku ai tha se dëshiron që ta plotësojë ëndrrën e babait të tij për t’u bërë mësues ose doktor.

Kjo mundësi tani i është dhënë atij nga Real Madridi, të cilët do ta lejojnë djaloshin të bëhet pjesëtar i akademisë së tyre në mënyrë që të luajë futboll, në të njëjtën kohë duke i ofruar mbështetjene e tyre në rrugën e avancimit të tij si nxënës./Telegrafi/

Read Entire Article