Gjesti i tij ‘çmendi’ tifozët në stadium, mesazhi që fshihet mbrapa festimit të golit nga Vinicius

7 months ago 5

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, dërgoi një mesazh të fortë në drejtim të tifozëvë të Valencias mbrëmjen e djeshme pasi gjeti rrugën e rrjetës, duke marrë parasysh se ai abuzua në baza racore në atë stadium sezonin e kaluar.

Vinicius shënoi për Real Madridin në fund të pjesës së parë për 2-1 duke rihapur edhe një herë tjetër këtë sfidë. Me të shënuar golin ai e mori topin nga rrjeta, por fillimisht ai ngriti grushtin në drejtim të tifozëve vendas, një festim tashmë ikonik i cili mbart në vete disa kuptime.

Sezonin e kaluar, Vinicius u abuzua në baza racore në stadium dhe festimi i tij me grusht sinjalizon solidaritet dhe fuqi.

Në pjesën e dytë Vinicius ishte përsëri akter kryesor për madrilenët duke shënuar edhe golin e barazimit për 2-2, për të cilin u desh një intervenim i gjatë i VAR-it para se eventualisht të pranohej.

I love this Vinicius celebration, fighting for his rights as a black man! pic.twitter.com/a5rxmk24fs

— VR🦅 (@RMAvalor) March 2, 2024

Kujtojmë se La Liga kishte dënuar Valencian për koret raciste që tifozët e tyre kënduan ndaj Vinicius, duke i gjobitur me një shumë prej 45 mijë eurosh dhe duke mbyllur një sektor të stadiumit për pesë ndeshje.

Dikush mund të mendojë nëse festimi i Vinicius gjithashtu e pati për objektiv edhe La Ligan, të cilët janë kritikuar për çasjen pasive ndaj lojtarëve me ngjyrë, duke u kritikuar ashpër se nuk po ndërmarrin masa për mbrojtjen e tyre.

Vinicius ka qenë në formë të shkëlqyer për Realin këtë sezon duke shënuar 12 gola në të gjitha garat, ndërsa ka dhënë edhe shtatë asistime. Humbja e vetme e Realit në La Liga këtë sezon kundër Atletico Madridit, erdhi kur Vinicius mungonte për shkak të një dëmtimi muskulor./Telegrafi/

Vinicius 𝗕𝗨𝗧𝗘𝗨𝗥 face à Valence. ⚽️🇧🇷

La célébration. ✊🏿 pic.twitter.com/hqHnbWc5sw

— Actu Foot (@ActuFoot_) March 2, 2024

Read Entire Article