Gjilani dhe Ballkani duan vetëm tri pikët, formacionet zyrtare

10 months ago 33

Gjilani do të përballet me Ballkanin në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 13-të në Albi Mall Superligë.

Të dy skuadrat do të hyjnë në këtë takim me synim fitoren dhe me objektiva krejtësisht të kundërta.

Gjilani synon fitoren për të bërë një hap tutje në luftën për mbijetesë, ndërsa Ballkani kërkon fitoren për të rritur distancën e pikëve në tabelë ndaj Dritës në vendin e dytë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Gjilani numëron katër humbje dhe një fitore, ndërsa Ballkani ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Dy trajnerët, Gentian Mezani dhe Ilir Daja kanë publikuar formacionet zyrtare ku kanë hyrë në lojë me futbollistët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Pas pak…

Ballkani: Koliçi, Kuc, Thaqi, Dellova, Halili, Potoku, Limaj, Hamidi, Danfa, Berisha, Tolaj./Telegrafi/

Read Entire Article