Gjimshiti shqetëson Atalanta, dëmtohet në sfidën ndaj Torinos

10 months ago 24
13:30 05/12/2023

Berat Gjimshiti shqetëson Atalantan. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në sfidën kundër Torinos dhe frika është e madhe se ai do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Milanit në shtëpi.

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare doli nga loja në minutën e 19 për shkak të një problemi muskulor në kofshën e majtë.  Vendin e tij e zuri Mitchell Bakker, që mori një detyrë të vështirë në një ndeshje të komplikuar

Sipas “tuttoatalanta.com” ai është në dyshim për përballjen në fundjavë, ndërsa Atalanta po kalon një krizë në prapavijë. Përveç Gjimshitit, të padisponueshëm janë edhe Kolasinac, Toloi, Palomino, Scamaka dhe Touré.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson që të ketë të disponushëm për sfidën ndaj “Djallit”, Kolasinac që ka dhënë shenja se rekuperimi po shkon mirë.

Sa i përket përballjes kundër Torinos, Atalanda u mund me rezultatin 3-0. Për Granada-n realizuan Duvan Zapata dopietë dhe Sanabria.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article