Gjimshiti trondit Shqipërinë, kapiteni dëmtohet me Atalantën. Mungesa në ligën e kombëve e pashmangshme

2 days ago 39

Lajme të keqija për kombëtaren shqiptare. Berat Gjimshiti, lideri i prapavijës dhe kapiten i kuqezinjve, është dëmtuar në ndeshjen e javës së 12 të kampionatit italian mes Atalantës dhe Udinezes.

Mbrojtësi u dëmtua pas një përplasjeje me sulmuesin e Udineses Florian Toven. Gjendja e tij do të rivlerësohet në vijim, bazuar në kontrollet e thelluara klinike.

Për momentin, bëhet fjalë për një traumë në kyçin e këmbës së djathtë e për pasojë është shumë e vështirë që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Silvinjo për ndeshjet kundër Çekisë dhe Ukrainës.

E pabesueshme e gjitha kjo duke qënë se Gjimshiti është dëmtuar gjithmonë para ndeshjeve të Shqipërisë në ligën e kombeve në shtator dhe tetor, duke i munguar kuqezinjve. /vizionplus.tv

Read Entire Article