Gjirokastër, vazhdojnë zjarret në Malin e Gjerë, flakët rishfaqen në Parkun e Viroit

3 months ago 16

Në orët e mbrëmjes kanë vazhduar vatrat problematike të zjarrit në Gjirokastër. Në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym dhe smog.

Problematike në orët e mbrëmjes është rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi.

Shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat. Tymi ka pushtuar edhe të gjithë qytetin e Gjirokastrës, ndërsa era e fortë favorizon avancimin e flakëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article