Gjithçka nisi për një gjobë/ Sherri i mbrëmshëm në Lungomare, pronarët e pikës së monopatinave sulmuan policët, dy përfunduan në pranga, të tjerët…

3 months ago 7

Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.

BalkanWeb mëson se punonjësit e policisë kanë qenë në detyrë në Pedonale dhe kanë proceduar me gjobë një shkelës.

Në ketë moment kanë reaguar dhunshëm pronarët e pikës së monopatinave duke çuar në situatën që shihet edhe në videon e mëposhtme.

Mësohet se pronarët e aktivitetit ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim.

Aktualisht Bashkia po pezullon aktivitetin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article