“Gjithmonë doja transferimin te Bayerni”, Harry Kane i jep fund thashethemeve për lidhjet me Man Utd

1 year ago 35
Reklamë

Sulmuesi anglez, Harry Kane ka këmbëngulur se ai gjithmonë dëshironte të bashkohej me Bayern Munich përpara Manchester Unitedit.

Unitedi po përgatitet të nisë sezonin e tyre në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e tyre në udhëtim te Bayerni, pasi sapo ka duruar një humbje 3-1 ndaj Brighton.

Erik ten Hag po mbikëqyr një kohë të turbullt, duke bërë paraqitje të dobëta, probleme serioze jashtë fushës dhe një bazë fansash të revoltuar dhe hapur kundër pronarëve të klubit.

Ndërkohë, Bayern Munich ka në radhët e tij Kane, teksa tenton të rimarrë kurorën evropiane.

Kane ishte lidhur me Unitedin gjatë gjithë verës, përpara se të zgjidhte t’i bashkohej gjigantëve bavarez.

Dhe kapiteni i Anglisë ka këmbëngulur se ai gjithmonë e kishte zemrën të vendosur për një lëvizje te Bayern.

“Natyrisht që ka pasur bisedime me klube të ndryshme gjatë verës”, ka thënë fillimisht Kane, kur u pyet për mundësinë e bashkimit me United këtë verë.

“Por Bayerni ishte një klub për të cilin isha vërtet i interesuar. Pasi ata hynë, nuk kishte shumë opsione të tjera”.

“Dhe tani, për fat, unë jam këtu. Sigurisht, Man Utd është një klub i madh. Por tani fokusi im është këtu dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi anglezi.

Kapiteni i Anglisë, i cili iu bashkua Bayernit nga Tottenham në një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë euro, dyshohet se e kishte zemrën të lidhur me United. /Telegrafi/

Read Entire Article