Gjobë e majme për Rashford, mungoi te ndeshja pasi shkoi në klub nate

7 months ago 37
Reklamë
23:40 30/01/2024

Gjobë e majme për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, i cili do të duhet që të paguajë rreth 760 mijë euro, pasi mungoi në një ndeshje, duke u hequr si i sëmurë. Kjo shumë është ekuivalenti i dy javëve rrogë.

Çështja u bë publike 24 orë pas ndeshjes së FA Cup, Manchester United-Newport. Vetë tekniku i “Djajve të kuq”, Erik ten Hag tha në lidhje me mungesën e sulmuesit, se kjo ishte çështje e brendshme.

Por tabloidet angleze publikuan fotot e futbollistit në një nga klubet e Belfastit, 48 orë përpara takimit të raundit të tretë të kompeticionit. Futbollisti nuk ishte kursyer në përdorimin e alkoolit, e kjo kishte bërë që ta kishte të vështirë të ishte në formë për stërvitjen.

Klubin e njoftoi se nuk ndihej mirë, por reagimi që i ashpër nga drejtuesit pas publikimit të së vërtetës në media. Klubi nuk e fali Rashford, edhe për faktin se ky ishte një episod i përsëritur.

Kontrata futbollistit i përfudon në verën e 2028, ndërsa ai paguhet 12 mln euro në një sezon.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article