Alket Hatia, i cilësuar edhe si “Zoti i Drogës” është liruar nga burgu me vendim të gjykatës italiane.
Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, u arrestua në gusht të këtij viti në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
50-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim.
Por në vendimin që ka shpallur së fundmi, gjykata italiane bën me dije se Hatia e ka shlyer dënimin me burgun që ka bërë në Shqipëri.
Sipas Kodit të Procedurës Penale të Italisë, personat e ekstraduar kanë të drejtë të rihapin procesin brenda afatit ligjor prej 30 ditëve, praktik që u ndoq kësaj here edhe nga Alket Hatija./vizionplus.tv