“Gjykata ka kryer tradhti të lartë kombëtare”, Berisha nga selia e PD: Nisin protesta në çdo skaj, sot fillon kapitulli i ri

9 months ago 23

Pasi mbylljes së protestës te Gjykata e Lartë, Berisha dhe mbështetësit e tij kanë shkuar në selinë blu.

Nga shkallët e selisë, Berisha u shpreh:

Sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës. Kjo protestë, e para në 32 vite pluralizëm para gjykatës supreme, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, shënon vetëm fillim e betejave tonë. Sot protesta para selisë së krimit, shënon fillimin e betejës kundër kësaj partie, e cila me qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Rama, është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve. Rama kërkon të zhdukë PD, por në do I qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë. Jemi të pamposhtur. Protestat do përhapen në gjithë vendin dhe do përqendrohen para institucioneve të krimit, në çdo skaj të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article