“Gjykata ka kryer tradhti të lartë kombëtare”, Berisha nga selia e PD: Nisin protestat në çdo skaj, sot fillon kapitulli i ri

9 months ago 16

Pasi mbylljes së protestës te Gjykata e Lartë, Berisha dhe mbështetësit e tij kanë shkuar në selinë blu. Berisha tha se sot nis një kapitull i ri dhe se protestat tani do të përhapen në çdo skaj të vendit

“Sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.

Kjo protestë, e para në 32 vite pluralizëm para gjykatës supreme, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, shënon vetëm fillim e betejave tonë. Sot protesta para selisë së krimit, shënon fillimin e betejës kundër kësaj partie, e cila me qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Rama, është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve.

Rama kërkon të zhdukë PD, por në do I qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë. Jemi të pamposhtur. Protestat do përhapen në gjithë vendin dhe do përqendrohen para institucioneve të krimit, në çdo skaj të vendit”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article