“Gjykata vendos çfarë SPAK kërkon”/ Çupi pyet Dumanin për deklaratën, ja sqarimi që jep kreu i Prokurorisë së Posaçme

6 months ago 5

Deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani javën e kaluar gjatë raportimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë se GJKKO vendos atë çfarë Prokuroria e Posaçme kërkon, nxiti mjaft debate.

Opozita shkoi deri aty sa foli për kapje të institucioneve dhe shndërrimin e GJKKO-së në notere të SPAK.

Këtë të premte, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi para Këshillit të Integrimit Europian për bilancin e punës së institucionit që ai drejton.

Ai u pyet nga deputetja e PD, Dhurata Çupi për deklaratën për të dhënë një sqarim shterues nëse ajo ishte nxjerrë jashtë kontekstit apo artikulimi ishte po që nxiti debate.

Dumani tha se deklarata e tij ishte keqinterpretuar pasi ai kishte theksuar se me rëndësi për SPAK është të drejtohet e kujdesshme në ngritjen e akuzave të cilat më pas vlerësohen nga GJKKO.

Dhurata Çupi: Pyetja ime është për zotin Dumani, e natyrshme që të fokusohen të gjitha pyetjet. Janë tre elemente që e kanë kaluar testin nga SPAK, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave. Por një nga kriteret bazë është besueshmëria e institucionit, ashtu siç është ruajtja e integritetit, pavarësisë dhe bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë me njëri-tjetrin. Një deklaratë e juaja zoti Dumani është kapur jashtë kontekstit, do të doja të shfrytëzohej për ta sqaruar. Në mbledhjen e KLP keni deklaruar natyrshëm Gjykata vendos çfarë SPAK kërkon. A mund të na jepni një detaj ose ta zgjeroni këtë deklaratë se ka patur goxha debate në opinionin publik.

Altin Dumani: Në raportimin tim para KLP-së unë kam evidentuar mes të tjerave një shqetësim institucional që kishte të bënte me ne Prokurorinë, që ishte rritja e numrit të pafajësive krahasuar me një vit më parë. I gjithë qëllimi ishte që ne prokurorët të jemi pak më të kujdesshëm kur ngremë akuzën. Gjykata është në të drejtën e vebt të japë vendime siprodukt i bindjes së brendshme dhe duke u bauar në ligj e prova. Unë asnjëherë, edhe në marrëdhënie me kolegët kush më njeh e kush punon me mua, nuk komentoj asnjëherë, asnjë vendim gjykate. Kam qenë dhe jam prokuror çështje dhe mund të ngelem i pakënaqur nga një vendim gjykate sepse prokurori “dashurohet” më atë çështje, por realisht gjykata është sovrani dhe të dyja shkallët kanë dëshmuar integritet e profesionalizëm në dhënien e vendimeve të tyre. Ne s’bëjmë asgjë tjetër, të gjithë prokurorët e Prokurorisë së POsaçme respektojmë vendimet, kur nuk kënaqemi ushtrojmë të drejtën e ankimit në të gjitha shkallët e gjyqësor dhe kemi të mirën tjetër që i përfaqësojmë vetë në të gjitha shkallët çështjet. Ju ftoj të shikoni vendimmarrjet e gjykatave ët posaçme në raport me pafajësitë e dhëna, masa e dënimi që janë të ndryshme në shumë raste me ato që kërkon prokurori, në raport me masat e e sigurimit, përqindja që masat e sgurimit janë të ndryshme nga kërkesat e prokurorit kjo është në diskrecionin e gjykatës e zgjidhur shekuj më parë.

Mënyra si ajo (deklaratë) u interpretua ishte komplet jashtë asaj që unë po trajtoja në punën para Këshillit. Dhe thashë ishte momenti i përgjegjësisë tonë si institucion që të jemi të kujdesshëm kur ngremë akuzën, me një analizë më të gjerë të provave dhe të ligjshmërisë të vendimmarrjes tonë, para se të shkojmë në Gjykatë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article