Katër ditë para se djali i saj të vritej dhe bashkëshorti t’i plagosej në atentat, gjykatëses federale amerikane të New Jersey, Judge Esther Salas iu dha në dorëzim çështja e lidhjeve të financierit pedofil Jeffrey Epstein me Deutsche Bank, investitorët e së cilës paditën për mungesë monitorimi të “klientëve me rrezik të lartë” nga gjiganti bankar.
Investitorët akuzojnë se banka ka bërë deklarata të rreme ose të keqinterpretuara për politikat e saj kundër pastrimit të parave.
Gjykatësja federale Esther Salas për pak u zhduk me gjithë familje sapo nisi hetimin mbi llogaritë bankare të Epstein në Deutsche Bank. Hetimi delikat raportohet se mund të nxjerrë në dritë njerëz të fuqishëm, të lidhur me aktivitetet ilegale të pedofilit famëkeq Epstein, i cili raportohet se vari veten në burg teksa priste gjyqin.
Sipas raportimeve, një vrasës me pagesë i maskuar si postier i një kompanie shpërndarjeje, qëlloi për vdekje djalin e gjykatëses Daniel Anderi 29 vjeç, student në vitin e parë në universitet, dhe të shoqin e gjyqtares Mark Anderi avokat 63 vjeç, ne shtepine e tyre.
Djali vdiq në vend nga një plumb në zemër, i shoqi gjendet rëndë në spital me disa plumba, ndërsa vetë gjykatësja shpëtoi mrekullisht.
Pak orë më vonë vrasësi me pagesë, raportohet se u gjend i “vetevrare” në kushte misterioze, ashtu si dhe subjekti i çështjes së gjykatëses, trafikanti i qenieve njerëzore, Jeffrey Epstein.
Padia ankimon se Deutsche Bank AG “nuk monitoroi klientët e saj që konsideroheshin me rrezik të lartë, mes të cilëve dhe të dënuarin përsërites për trafik seksual Jeffrey Epstein.”
Salas u caktua të merrte padinë nga gjykata e New Jersey për llogari të investitorëve më 6 korrik, raporton CNN.
Pranimi si klient i Epstein — i cili kreu vetëvrasje në qelinë e tij Manhattan teksa priste gjyqin për trafik seksual qeniesh njerëzore në 2019 — “ishte një gabim kritik që nuk duhet të kishte ndodhur”, ka pranuar vetë Deutsche Bank në një mesazh për stafin më 7 korrik.
Banka nuk pranon të komentojë mbi padinë por ka ofruar të ndihmojë autoritetet me hetimet.
Deri tani nuk ka asnjë lidhje zyrtare mes atentatit ndaj familjes së Salas dhe padisë ndaj Deutsche Bank.
Top Channel