Gjyqi ndaj Fredi Belerit/ Zbardhen bisedat! Si do të joshnin qytetarët e Himarës, duke u siguruar letra greke

10 months ago 10

Vazhdon gjyqi ndaj Fredi Belerit.

Dy prokurorët e SPAK po lexojnë 18 faqe prova shkresore. Gjatë seancës së radhës në procesin ndaj Belerit, SPAK, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit të bashkëpandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi është zbuluar një grup në aplikacionin WhatsApp i quajtur “Himara ime je ti”.

Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmesës që do t’i ofroheshin qytetarëve të Himarës dhe zona përreth, ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”. Madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vemendjen Kokaveshit me fjalët: Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti!

Por avokatët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK, dhe sipas tyre nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nënës se Pandeli Kokaveshit – pretendoi mbrojtja. Gjyqi vazhdon.

Read Entire Article