Goditja nga distanca, portieri në ‘gjumë’ – Granit Xhaka realizon super gol për Bayer Leverkusenin

8 months ago 14

Goditja nga distanca, portieri në ‘gjumë’ – Granit Xhaka realizon super gol për Bayer Leverkusenin

Granit Xhaka ka shënuar golin e parë me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundesliga.

Në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Mainz përballja u hap që në minutën e tretë.

Një top i kthyer nga mbrojtja erdhi në këmbët e Granit Xhakës që me një goditje të bukur nga mbi 20 metra la të shtangur portierin.

Granit Xhaka 🚀🚀🚀 pic.twitter.com/AbqbxMU6dN

— De Marke Sports (@demarkesports) February 23, 2024

Por pas katër minutash rezultati u barazua nga Mainz.

Ky ishte goli i parë për Granit Xhakën në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusen që janë lider dhe në rrugë të mirë për tu shpallur kampion. /Telegrafi/

Read Entire Article