Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

5 months ago 5

Bayer Leverkuseni ka shpëtuar sërish pa u mposhtur dhe sërish ka shënuar gol në sekondat e fundit për ta shmangur humbjen.

Kampionët e rinj të Gjermanisë kanë barazuar me Stuttgartin në kuadër të xhiros së 31-të në Bundesliga me rezultat 2-2.

Mysafirët ishin duke udhëhequr 0-2 me golat e Fuhrich dhe Undav, por vendasit u rikthyen me një gol të Adlit në minutën e 62-të.

Kur u mendua se po vinte humbja e parë për ekipin vendas, në skenë doli mesfushori Robert Andrich që realizoi gol në minutën e 90+7 për t’i dhënë një pikë Leverkusenit.

Immer weiter nach vorne, looos! 🔥👏#B04VFB 1:2 | #Bayer04 pic.twitter.com/WxyCuDZGpE

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) April 27, 2024

Edhe pse kjo pikë nuk ishte e rëndësishme për plasmanin e skuadrës vendase në tabelë shkaku që janë shpallur kampion, ishte një barazim i artë pasi ‘Aspirinat’ vazhdojnë kampionatin pa humbje.

Pas 31 ndeshjeve në Bundesliga, Leverkusen kanë 25 fitore dhe gjashtë barazime.

Immer wieder und immer wieder wundervoll! 😍#B04VFB 2:2 | #Bayer04 pic.twitter.com/UHUJ5hcE76

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) April 27, 2024

Ndërkohë skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso ka zhvilluar edhe pesë ndeshje në Kupën e Gjermanisë ku kanë po aq fitore dhe 10 ndeshje në Ligën e Evropës ku kanë tetë fitore e dy barazime.

Në total ‘Aspirinat’ kanë 46 ndeshje këtë edicion të zhvilluara dhe nuk dinë për humbje.

Ndeshja e radhës dhe testi më i vështirë për ta është të enjten, ku në Olimpico përballen me Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Read Entire Article