Goli i Messit u ndoq nga 3,4 miliardë persona

1 year ago 26
Reklamë
23:59 26/07/2023

Argjentinasi shënon dy gola për Inter Miami

Lionel Messi është shndërruar në protagonisti tek Inter Miami që në ndeshjen e tij të dytë me fanellën rozë. 36-vjeçari ishte i shkëlqyer në fitoren e radhës të skuadrës nga Florida me shifrat 4-0 përballë Atlanta.

Vetëm 22 minuta kohë iu deshën argjentinasit për të realizuar dy herë. I pari erdhi në minutën e 8 kur pasi goditi shtyllën vazhdoi aksionin duke çuar topin në rrjetë.

Edhe në aksionin e golit të dytë ishte sërish protagonist duke finalizuar asistin e Tajlor.

Ky gol është për rekord Guinness pasi u ndoq live nga 3.4 miliardë persona, për t’u bërë ngjarja më e ndjekur në historinë e SHBA-së. Ndërsa Atlanta është skuadra e 100 që pëson gola nga Messi.

Në 114 minuta lojë në kampionatin amerikan, Messi ka shënuar tre gola dhe dhuruar një asist. Fitore që e ngjit Inter Miami në krye të grupit 10 në Kupën e Ligave.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article