Goli në limitet e kohës së rregullt, Tirana beson te kualifikimi

1 year ago 41
Reklamë
23:04 14/07/2023

Tirana mban gjallë shpresat për kalimin në turin e dytë të “Conference League” pas barazimit 1-1 në ‘Air Albania’ kundër Dinamo Batumi. Një sukses i mbërritur në momentet e fundit të sfidës, pas një goli të bukur me kokë të Regi Lushkja. Për mënyrën se si shkoi sfida, Tirana meritonte akoma dhe më shumë, me bardheblutë që tashmë do tentojnë kualifikimin në transfertë.

Për trajnerin, Orges Shehi, ky ishte një rezultat pozitiv. Ndërkaq, për autorin e golit, Regi Lushkja gjithçka mbetet e hapur për skuadrën që do kalojë më tej.

Sfida e kthimit luhet në Gjeorgji javën e ardhshme, aty ku duhet medoemos fitorja për të shkuar më tej.

Të ngjashme

Read Entire Article