Grabitet Carlos Sainz

1 year ago 23
Reklamë
15:04 04/09/2023

Tre persona i rrëmbyen pilotit të Ferrarit orën e shtrenjtë, por tentative e tyre dështoi

Piloti i Ferrarit Carlos Sainz është grabitur në Milano nga tre persona, të cilët i kanë rrëmbyer nga kyçi i dorës një orë me vlerë rreth 500 mijë euro.

Spanjolli, i cili kishte përfunduar me herët garën në Çmimin e Madh të Italisë, që e përfundoi në vend të tretë, po dilte nga hoteli ku po qëndronte, kur tre grabitësit që e prisnin, iu afruan dhe e rrethuan. Mosha e tyre ishte 18, 19 dhe 20 vjeç.

Ata rrëmbyen orën dhe ikën me vrap.

Piloti i mori makinën menaxherit të tij dhe iu vu pas njërit prej tyre.

Me ndihmën e disa kalimtarëve, arriti të bllokojë një prej tyre.

I dyti u ndalua nga menaxheri i spanjollit, kurse i treti nga një tjetër punonjës i stafit, me ndihmën e kalimtarëve.

Policia italiane vuri në pranga grabitësit, ndërsa piloti pasi mori orën e tij bëri denoncimin për ngjarjen.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article